Fifi gati dy këngë të reja

Fifi gati dy këngë të reja

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi- Fifi ka vendosur që për fansat e saj t’i tregoi më të rejat rreth punës së saj.

Në rrjetin social Instagram, Fifi ka bërë një postim meqë rast ka treguar se së shpejti do të sjellë dy këngë të reja, një solo dhe një bashkëpunim.

Me anë të këtij postimi këngëtarja 24 vjeçare i ka pyetur fansat se cilën prej këtyre ty këngë dëshirojnë ta publikojë të parën, dhe se me kë ka bashkëpunuar kët herë Fifi.

“Zonja dhe zotërinj, vëmendje.  E kom ni single dhe një super bashkëpunim. Pyetja osht cilin e doni të paren dhe me kë mendoni që është bashkëpunimi”, ka shkruar Fifi në Instagram.

Përgjigjet e fansave në këtë postim ishin thuajse të gjitha të të njëjtit mendim, se Fifi ka bashkëpunuar me kënëgëtarin  e njohur, Flori Mumajesin.

“Bashkpunimin me Florin është i shumpritur”, “Këngen e shumëpritur me Flori Mumajesin”, “Me Flori Mumajesin” janë disa prej komente që fansat e Fifit i lanë në këtë postim.

 

View this post on Instagram

 

Poget qe duhet me nxjerr ktu edhe me jau pa pergjigjet bashke 😍

A post shared by Filloreta Raçi 🔱♈️ (@fifi.official.fr) on

Reagimet se Fifi me Florin janë duke punuar kanë dalë në momentin kur dyshja e njohur kanë publikuar fotografi të njëjta të realizuara në vendin e njëjtë.
“Psikopatja Jote” është projekti i fundit muzikor nga Fifi në bashëkpunim rep-artistin e njohur Mc Kreshen, e cila tani numëron rreth 18.milionë klikime në kanalin e Youtube./21Media