Elvana bëhet nuse, ka një mesazh

Elvana bëhet nuse, ka një mesazh

Këngëtarja e njohur shqiptare dhe shumë e dashur për publikun, Elvana Gjata ka paralajmëruar projektin më të ri muzikor.

Kënga titullohet “Pa dashuri” dhe pritet të publikohet edhe me videoklip, shkruan rtv21.tv

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë artistja përmes rrjetit social, Instagram ku numëron mbi 1 milion ndjekës.

 

View this post on Instagram

 

“Pa dashuri”

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

Pa dashuri”, ka shkruar Elvana në mbishkrimin e videos së publikuar.

Kënga siç duket është në bashkëpunim me rep-artistin e njohur shqiptar, Lyrical Son dhe është pjesë e filmit “2 Gisht Mjaltë” që premierën do ta ketë më 28 mars.

Ky është projekti i dytë i Elvanës për vitin 2019, pasi që më 26 shkurt publikoi këngën “Tavolina e mërzisë” që u pëlqye shumë nga publiku. Kënga deri më tani numëron mbi pesë milionë klikime në kanalin Youtube./21Media