Transferimi i "Libra" do të bëhet njësoj si dërgimi i mesazheve

Transferimi i “Libra” do të bëhet njësoj si dërgimi i mesazheve

Facebook-u njoftoi se në vitin 2020 do nxjerrë në treg kriptovalutën e saj, të quajtur “Libra”. Kjo monedhë dixhitale do lejojë miliarda përdorues që të bëjnë transaksione financiare anë e mbanë globit.

Përmes një njoftimi Facebook zbuloi se “Libra” do mbështetet nga sistemet e pagesave si Mastercard dhe Visa. Teknologjia për të bërë transaksione me Libra do të jetë në dispozicion si një aplikacion i pavarur edhe në platformat WhatsApp dhe Facebook Messenger deri në vitin 2020.

Kjo do t’i lejojë konsumatorët t’i dërgojnë para njëri-tjetrit, si dhe të paguajnë potencialisht mallra dhe shërbime, duke përdorur monedhën dixhitale.

Transferimi i “Libra” do të bëhet njësoj si dërgimi i mesazheve.

Megjithatë, kjo do të përballet me një shqyrtim të ngushtë para se të realizohet pasi Facebook-u vijon të mbetet nën rrymën e skandaleve të publikimit të të dhënave, raporton oranews.