Ky album i saj do të jetë më konceptual

Ky album i saj do të jetë më konceptual

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, së shpejti do ta publikojë albumin e saj të dytë. Krijuesja e hitit “Blow Your Mind” dhe shumë hiteve tjera foli për Vogue rreth albumin të saj të shumëpritur dhe ajo tregoi se së shpejti do të publikohet.

“Jam në LA për të përfunduar këngët dhe jam shumë e emocionuar. Jam edhe pak nervoz”, tha artistja dhe shtoi se ky album do të jetë më konceptual.

Kur u tha se ajo është femra që dëgjohet më së shumti në Spotify, ajo thjesht u përgjigj me “tmerruese”.

Sot më 3 shtator, do të publikohet linja e veshjeve të Pepe Jeans, ku Dua është fytyra e markës. Ky koleksion vjeshtë/dimër do të jetë në dispozicion në uebsajtin e tyre, transmeton rtv21.tv

Para dy vjetësh, Dua publikoi albumin e saj të parë të titulluar “Dua Lipa”, me të cilin theu rekord. Ky u bë albumi më i ndjekur në histori me 10.5 miliardë ndjekës online dhe është shitur deri në 3.5 milionë kopje./21Media