Një njollë në historinë e Britanisë së Madhe është ajo që quhet “Masakra e Pitërllusë”

Një njollë në historinë e Britanisë së Madhe është ajo që quhet “Masakra e Pitërllusë”

Më 16 gusht 1819 në Manchester rreth 80 mijë qytetarë qenë mbledhur për të kërkuar reforma në përfaqësimin parlamentar. Por, në këtë marshim paqësor pro-demokratik, forcat ushtarake Britanike i sulmuan protestuesit, duke shkaktuar vdekjen e 15 personave dhe plagosjen e rreth 400 deri në 700 të tjerëve.

Kjo histori tregohet në filmin e titulluar “Peterloo”, që u bë me regji e skenar të Mike Leigh. “Peterloo” zgjatë dy orë e 34 minuta. Filmi që i përket zhanrit dramë/histori, nëpër kinematë botërore do të fillojë të shfaqet që nga 5 prilli./21Media