Young Zerka vjen më ndryshe

Young Zerka vjen më ndryshe

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Young Zerka së shpejti do ta publikojë mini albumin EP. Ky mini album i tij siç njofton Zerka përmban gjithsej 5 këngë dhe ishte paraparë të lansohet më herët, por për shkak të situatës në Shqipëri u shtye.

“Pêr shkat të situatë jo të këndeshme që ndodhi në Shqipëri Mini Albumi (EP) U shty , por do të vij shumë shpejt, 5 këng shumë ndryshe.. One Love. shihemi shumë shpejt ..”, shkroi artisti në Instagram, transmeton rtv21.tv

Para pak javësh, artisti publikoi këngën “Y.O.U” në bashkëpunim me NIZA. Për tekstin u përkujdesën të dy artistët dhe Rabit, ndërsa për miksimin NIZA./21Media