"Nace nace", kënga e re e Fjollës

“Nace nace”, kënga e re e Fjollës

Njëra ndër këngëtaret më të komentuara në mediat rozë, Fjolla Morina, së shpejti do të publikojë këngën “Nace Nace”. Kjo u bë e ditur përmes një fotografie të cilën artistja e publikoi në Instagram, ku shfaqet shumë tërheqëse, shkruan rtv21.tv

“Nace Nace… Së shpejti, prisni!”, shkroi artistja shqiptare krahas fotografisë.

Kohëve të fundit Fjolla u komentua shumë nga mediat rozë, kjo për shkak të veshjes së saj provokative në një koncert në Skënderaj. Lidhur me paraqitjen e saj në këtë koncert pati reagime të shumta dhe pas tyre, reagoi edhe artistja në fjalë.

Artistja mes rreshtash mbrojti veten, duke thënë se ata që kishin ardhur në shesh ishin aty për të parë e dëgjuar Fjollën që shohin në TV, transmeton rtv21.tv

“Si ta pranoj” është projekti i fundit muzikor i Fjollës në bashkëpunim me Valon Bytyqin. Kënga është publikuar në prill të këtij viti dhe deri më tani numëron mbi 399 mijë klikime në kanalin Youtube./21Media