Valza me projekt të ri

Valza me projekt të ri

Artistja e njohur e skenës, Valza Zhegrova para një muaji paralajmëroi se po sjellë një këngë të re. Ndërsa sot e konfirmoi këtë me një përgjigje që u dha fansave. Siç duket artistja ka gati këngën e re, e cila sipas saj do të publikohet së shpejti.

Ndërsa në pyetjen se a do të jetë solo apo bashkëpunim, artistja nuk dha ndonjë përgjigje. Megjithëse la të kuptohet se po bashkëpunon me Mixey-n, shkruan rtv21.tv

Valza për një vit në skenën muzikore shqiptare ka sjellë pesë këngë. “Aman”, “E dehun pa as ni gote” “Luje Baby” dhe “Mon Ami”, “Andale” janë pesë këngët e saj. Kur jemi te kjo e fundit, vlen të theksohet se është realizuar në bashkëpunim me Don Phenom. Kënga deri tani ka më shumë se 3 milionë klikime në kanalin Youtube./21Media