Përmban mbi 1 mijë fotografi

Përmban mbi 1 mijë fotografi

Ylli botëror, Rihanna, së shpejti do ta publikojë librin autobiografik të titulluar “Rihanna”. Libri, i cili tregon jetën e artistes, do të publikohet nga Phaidon dhe ka 504 faqe me mbi 1 mijë foto.

“Jam shumë e entuziazmuar të ndajë me ju koleksionin e imazheve të mahnitshme. Jam shumë falënderuese ndaj fotografëve të talentuar dhe artistëve që kontribuan. Punuam në realizimin e librit për 5 vjet dhe jam shumë e lumtur që përfundimisht ta ndajë me secilin“, tha Rihanna në një njoftim shtypi, transmeton rtv21.tv

31-vjeçarja njoftoi publikimin e librit autobiografik të hënën.

Ajo tregoi se ky libër do të jetë i disponueshëm në botime të ndryshme, me çmime duke filluar nga 150 dollarë për versionin bazik e do të shkojë deri në 100 mijë dollarë për versionet tjera./21Media