Ky është libri i parë i autores Hana Noka

Ky është libri i parë i autores Hana Noka

Me 28 Nentor do të publikohet libri i parë i modelës /aktorës, e tash së fundmi edhe autores, Hana Noka.

Ky libër titullohet ‘Besa Po’, dhe është një version i fiksionalizuar dhe i bazuar në fakte historike, aty përshkruhet historia e Mbretëreshës Tetuë, gjatë periudhës 231-227 p.e.r.

Libri është në formë të një romani që u dedikohet gjeneratave të reja, ku aty mund të gjejnë një rrëfim për dashuri, heroizëm, tradhëti, intriga mirëpo mbi të gjitha një rrëfim për triumfin e vullnetit njerëzor përball sfidave gjigante.

“Besa Po” është shkruar në gjuhën angleze, dhe autores së librit i ka marrë afër dy vite kohë për ta përfunduar atë.

Libri i Hana Nokës, do të dalë në shitje në platformat oniline si, Amazon, Barnes & Noble si dhe platformat tjera.

Trailerin e këtij libiri, e ka punuar një nga produksionet e njohura në Hollywood, në bashkëpunim me kostumografen, Wendy Benbrook. ./21Media