“Stigma – Kërko të drejtën tënde”

“Stigma – Kërko të drejtën tënde”

Në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit Kundër Dhunës në Baza Gjinore, në Teatrin Kombëtar të Kosovës me datë 06 dhjetor nga ora 13:00 prezantohet performanca Forum Teatër “Stigma – Kërko të drejtën tënde”.

Forum Teatër “Stigma – Kërko të drejtën tënde” është një ndër shfaqjet e para në Kosovë organizuar nga Qendra për Art dhe Komunitet – ARTPOLIS, që e adreson stigmën e shoqërisë kosovare dhe ballafaqimet e të mbijetuarave të dhunës seksuale. Nevoja që zëri i tyre të dëgjohet dhe të mbështeten nga komuniteti për ta vazhduar jetën si çdo njeri tjetër.

Pas performancës personazhet e shfaqjes do të diskutojnë me publikun çështjet që adresohen në shfaqje si dhe do të kenë mundësinë të angazhohen direkt gjatë ndonjë segmenti të caktuar.
Regjisor dhe Moderator i diskutimeve është Lulzim Bucolli, ndërsa aktorët që luajnë në shfaqje janë  Anisa Ismajli, Kushtrim Qerimi, Qendresa Kajtazi dhe Gani Rrahmani.

Kjo shfaqje është krijuar në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe Promovimi i të Drejtave të Njeriut në Kosovë Përmes Shoqërisë Civile Aktive”, projekt i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, nën Instrumentin Evropian për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, zbatuar nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Artpolis./21Media