“Së shpejti do ta mësoni të ardhmen time”

Trajneri i Arsenalit ende nuk ka vendosur nëse do të qëndrojë apo do të largohet

Arsene Wenger është njeriu më i kritikuar për situatën në të cilën gjendet Arsenali. Shumë tifozë kanë ngritur zërin ndaj francezit dhe kërkojnë që ai të largohet në fund të stinorit.

Mirëpo vetë Wenger ka lënë të hapura dy mundësitë dhe për këtë ai ka thënë se do të flasë shumë shpejtë.

“Njëherë jam përgjigjur në pyetjen se cila do të jetë e ardhmja ime”, u ka thënë Wenger gazetarëve. “Mos u brengosni, shumë shpejtë do ta mësoni atë”.

“Unë dua që tërë energjinë time ta përqendrojë në ndeshjet që janë në orar dhe çështjet personale dua që t’i lë jashtë debatit. Mendoj që në 20 vite që kam kaluar këtu kam treguar kujdes të madh për Arsenalin dhe këtë do ta bëjë për aq kohë sa do të jem këtu”, ka thënë Wenger.

Back to top button