Talentë premtues

Talentë premtues

Leotrim Zejnullahu, Erëza Qerkini, Sparta Bojniku, Lis Asllanaj, Ines Guberinik, Anisa Shabani, Erta Qerimi dhe Elit Hoti janë emrat e 8 këngëtarëve që shumë shpejt pritet t’i shtohen tregut muzikorë.

Ata nuk janë të panjohur për adhuruesit e muzikës, pasi tash e sa vite vazhdimisht kanë publikuar cover të disa prej këngëve më të dëgjuara. Por tanimë ata i kanë përvjelë mëngët dhe kanë filluar të punojnë për këngët e tyre.

E gjithë kjo falë Radio Televizionit 21. Artistët e rinj ishin pjesë e programit festiv të RTV21, ku performuan disa këngë dhe më pas u përzgjodhën nga kompozitorët e njohur Xhevdet Gashi, Naim Krasniqi, Ilir Berani dhe Genc Salihu për të bashkëpunuar për projektet e tyre.

Performancat e këtyre talenteve mund t’i shihni në videot e publikuara në kanalin e RTV21 në YouTube./21Media

Leotrim Zejnullahu: 

Erëza Qerkini:

Sparta Bojniku:

Lis Asllanaj:

Ines Guberinik:

Anisa Shabani:

Erta Qerimi:

Elit Hoti: