Gjiko po sjellë diçka të re

Gjiko po sjellë diçka të re

Rep-artisti i mirënjohur shqiptar, Gjiko, kishte një verë të angazhuar me këngë e koncerte të shumta. Përkundër punës dhe angazhimit maksimal, ai me shumë energji po vazhdon punën e tij.

Artisti i mirënjohur po sjellë tri projekte të reja muzikore. Këtë e bëri të ditur përmes një storie në Instagram.

“Tri projekte të reja”, shkroi Gjiko, transmeton rtv21.tv

Po ashtu, ai publikoi edhe një fotografi nga pushimet, përmes së cilës iu drejtua të gjithë fansave ta ndjekin punën e tij.

“Per ata qe mendojn qe une e kom kry temen e kan shume gabim, as 20 % temes se kom jep , kshtu qe skom qka me thon tjeter pos NA NDIQNI”, shkroi ai krahas fotografisë.

Projekti i fundit i tij është “My Bro”, që e ka sjellë në bashkëpunim me rep-artistin ferizajas, Buta. Ky projekt numëron mbi 4 milionë klikime./21Media