Seanca e jashtëzakonshme në ora 14:00

Seanca për dialogun me Serbinë

Në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit të Kosovës, u vendos që seanca e jashtëzakonshme për dialog me Serbinë të mbahet sot nga ora 14:00.

Kjo seancë e jashtëzakonshme do të mbahet për miratimin e Projekt-rezolutës mbi procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk do të jetë pjesë e kësaj seance. Këtë e ka konfirmuar pas mbledhjes së Kryesisë, shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Avdullah Hotit, i cili tha se kjo rezolutë është përpjekje e dështuar e PSD-së për të mbuluar koalicionin e fsheht që e kanë e me koalicionin PAN./21Media

Back to top button