Kuvendi shënon 20-vjetorin e masakrës së burgut të Dubravës

Kuvendi shënon 20-vjetorin e masakrës së burgut të Dubravës

Kuvendi i Kosovës po mban seancë të veçantë në përkujtim të 20 vjetorit të masakrës së kryer nga shteti serb në Burgun e Dubravës. Kjo seancë e Kuvendit nisi me një minutë heshtje në nderim të të rënëve në masakrën e Dubravës.

20 vjet më parë në Burgun e Dubravës ishte kryer njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi i kriminelit i Sllobodan Millosheviq. 20 vjet më parë, brenda burgut ishin vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe ishin plagosur më shumë se 300 të tjerë.

Brenda Burgut të Dubravës gjendet një pllakë përkujtimore me emrat e të gjithë atyre që ishin vrarë në këtë masakër, që konsiderohet si një nga masakrat më të mëdha të regjimit serb të kryer ndaj shqiptarëve./21Media