Të akuzuarit nuk ndjehen fajtorë

Të akuzuarit nuk ndjehen fajtorë

Seanca e tretë e radhës për aksidentin në Llaskarcë dhe lënda u rikthye nga fillimi. Arsyeja për kthimin e lëndës nga e para, siç shpjegoi, gjykatësja e lëndës Dijana Gruevska-Ilievska është për shkak se trupi gjykues ka siguruar edhe një anëtar të jurisë për shkak të vëllimit të madh të lëndës, numrit të madh të dëshmitarëve dhe numrit të madh të të akuzuarve.

Meqë bëhet fjalë për një lëndë voluminoze ne e siguruam edhe një anëtar të jurisë, i cili do të shërbej nëse ndonjë anëtar tjetër mungon”, tha Gruevska-Ilievska.

Të akuzuarit deklaruan se qëndrojnë në fjalët e para hyrëse, respektivisht se nuk ndihen fajtor. Edhe avokatët e viktimave thanë se mbeten të përfshirë në ndjekjen penale të të akuzuarve dhe të gjithë paralajmëruan se kërkojnë të drejtën e dëmshpërblimit.

Deljo Kadev, avokati i të akuzuarit të parë në këtë lëndë, pronarit të “Durmo turs” Durmish Beluli, tha se Prokuroria deri në fund të lëndës nuk do të ketë dëshmi të mjaftueshme me të cilat mund të ngarkohet pronari i kompanisë “si fajtor.

Në seancën e parë u thanë fjalët  e para hyrëse, u deklaruan për fajtor. Të gjithë të akuzuarit deklaruan se nuk ndjehen fajtor, kështu që i mbetet Prokurorisë që ta tregojnë teorinë e rastit, se nëse në të vërtetë ekziston faj tek të gjithë të akuzuarit. Unë edhe njëherë kërkoj ndjesë tek familjarët e viktimave dhe shërim sa më të shpejtë të të lënduarve në këtë aksident. Megjithatë si mbrojtës i të akuzuarit të parë Durmish Beluli, nuk mund të pranoj se ai ka faj, edhe deklarata e tij ishte e tillë”, tha Kadiev.

Seanca e kaluar për aksidentin në Llaskarcë u anulua për shkak të mungesës së njërit nga të akuzuarit Remzi Miftari, udhëheqës i linjave të autobusëve.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Publike në Maqedoninë e Veriut, për aksidentin në Llaskarcë akuzohen 6 persona. 3 të parët dyshohen për kryerjen e veprës së rëndë penale ndaj sigurisë së njerëzve dhe pronës në trafik të cilët janë pronari i kompanisë “Durmo turs” Durmish Beluli, udhëheqësi i linjës së autobusave Remzi Miftari dhe shoferi i autobusit Manoil Trifunovksi, ndërsa 3 të tjerët të punësuar në stacionin për kontroll teknik të Durmo Turs, akuzohen si pjesëmarrës në vepër.

Në fatkeqësinë e 13 shkurtit, në afërsi të fshatit Llaskarcë u aksidentua autobusi i kompanisë “Durmo Turs” i linjës Shkup-Gostivar, prej ku mbetën të vdekur 16 persona dhe 37 të tjerë me lëndime të rënda fizike. Autobusi pasi që kishte humbur kontrollin ka përfunduar në humnerë duke kaluar kështu edhe rrethojat e sigurisë së autostradës./TV21