Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës është dakorduar që seanca konstitutive të mbahet ditën kur është thirrur nga presidenti Hashim Thaçi.

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha pas mbledhjes së Kryesisë se mbledhja do të mbahet më 26 dhjetor në orën 15:00.

“Me datën 26 në ora 15:00 do të kemi seancën konstituive të legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Republikës, ishte mbledhje procedurale, janë përcaktuar kornizat e mbajtjes së mbledhjes, besoj se shumë shpejt me datën 26 do të kemi një legjislaturë të re përkatësisht një epokë të re të politikës në Kosovë me pozitë dhe opozitë, PDK do të jetë opozitë, shpresojmë që shumë shpejtë do të kemi konstituimin edhe të organeve tjera që kanë shumë rëndësi”, tha Veseli.