Bogoevski tha se nuk i njeh të akuzuarit

Bogoevski tha se nuk i njeh të akuzuarit

Seanca për lëndën “Maxhar Telekom” është anuluar për më 30 shtator për shkak të mungesës së dëshmitarit Sllobodan Bogoevski.

Në rastin “Maxhar Telekom” të akuzuar janë ish drejtori i përgjithshëm dhe ai financiar të Telekomit të Maqedonisë, Atila Sendrei dhe Rolf Plat, si dhe dy persona të tjerë të cilët akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe lidhje të marrëveshjeve fiktive për shërbime konsultuese me firmat qipriote.

Me propozim të palës mbrojtje ishte thirrur dëshmitare Sllobodan Bogoevski me të cilën Gjykata ka shënuar se nuk ka dëshmi për ftesë të rregullt të kryer. Bogoevski paralelisht me shkrim i është drejtuar Gjykatës se nuk mund të marrë pjesë në seancën e sotme gjyqësore dhe se as nuk i njeh të akuzuarit dhe as nuk është i njoftuar me aktivitetet e tyre, shkruan TV21.

Lëndën “Maxhar Telekom” e udhëheq gjykatësja Lenka Davitkova, ndërsa përfaqësuese e akuzës është Lile Stefanova.

Stefanova në fillim të seancë gjyqësore të Gjykata dorëzoi vendimin nga prokurori shtetëror Lubomir Joveski se ajo është përfaqësuese e akuzës.

Rasti “Maxhar Telekom” gjendet në procedurë dëshmuese dhe dëgjohen dëshmitarët e propozuar nga pala mbrojtëse.

Në rastin “Maxhar Telekom”, përveç Atila Sendre dhe Rolf Plat të akuzuar janë edhe Mihail Kefalojanis dhe Zoltan Keshius. Këto dyshohen se kanë lidhur marrëveshje fiktive për shërbime konsultuese me shtëpinë konsultuese qipriote “Çapteks holding limitid” dhe në atë mënyrë e kanë dëmtuar Telekomin e Maqedonisë dhe Buxhetin e shtetit./TV21