Seancë e jashtëzakonshme për draft-marrëveshjen e dialogut me Serbinë

Kuvendi debaton për draft-marrëveshjen e dialogut me Serbinë

Sot me fillim nga ora 10:00 Kuvendi do të mbajë seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar draft-marrëveshjen e përgatitur nga Qeveria e Kosovës për dialogun me Serbinë.

Në rendin e ditës është vetëm një pikë: Diskutim mbi dokumentin e përgatitur nga Qeveria e Republikës së Kosovës, si “Draft marrëveshja gjithëpërfshirëse midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”.

Ndërkohë, kryeparlamentari, Kadri Veseli dje ka ftuar në një takim Presidentin Thaçi, Kryeministrin Haradinaj, Ekipin Negociator, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga opozita, LDK dhe VV, në mënyrë që të koordinohen bashkërisht për dialogun Kosovë-Serbi. Takimi është thirrur për sot në orën 10:00, në hapësirat e Kuvendit të Kosovës. Një ditë para takimit, Veseli ka deklaruar se Kosova ka nevojë për unitet të brendshëm në raport me dialogun me Serbinë dhe sipas tij, kjo është e vetmja perspektivë reale që i duhet vendit, institucioneve dhe qytetarëve.

Back to top button