Partitë opozitare e konsiderojnë të vonuar

Partitë opozitare e konsiderojnë të vonuar

Formimi i komisionit shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë, ngjalli debat në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës. Mirëpo, edhe kjo seancë përfundoi pa ndonjë rezultat. Inicuesi i seancës, kryeparlamentari Kadri Veseli, tha se krijimi i Tribunalit është thirrje për perspektivë të re për pajtim dhe paqe në Ballkan. Mirëpo, themelimin e këtij Tribunali e quajtën të vonuar partitë opozitare, të cilët më pas lëshuan edhe seancën. Temë diskutimi u bë edhe publikimi i fotografisë javën e kaluar nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina./21Media