Pahor sot takohet me Veselin dhe Haradinajn

Pahor sot takohet me Veselin dhe Haradinajn

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë një seancë solemne me rastin e vizitës së presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor.

Në seancën solemne, deputetëve do t’u drejtohet presidenti Pahor.

Pahor ka filluar dje vizitën në Kosovë, ku është takuar me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Ndërsa sot do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli dhe kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.