Intervista e parë pas transferimit

Intervista e parë pas transferimit

Sebino Plaku është transferimi i parë i SC Gjilanit në afatin kalimtar të janarit. Sulmuesi 34 vjeçar nga Tirana tregoi se nuk ishte një zgjedhje e vështirë për të ndryshuar ambient.

Në një intervistë dhënë për faqen zyrtare të klubit, ai fillimisht foli për arsyet të cilat e shtynë atë për të ‘firmosur’ me gjilanasit.

Zgjedhja e Gjilanit ishte për disa arsye dhe sa herë që kam parë Gjilanin të luante, mendoja se do përshtateshim më së miri me njëri tjetrin. Mbas karirerës time, Gjilani do jetë në vazhdën e duhur, sepse kemi të dyja palët ambicje të njejta, për të marrë maksimumin e situates dhe kjo na bën të përputhemi më së miri”, tha Plaku.

Autori i dy golave këtë edicion në Superligën e Kosovës pati edhe disa fjalë për tifo grupin “Skifterat”, me të cilët shpreson se do të festojë në fundin e edicionit.

Për tifozat e kam ndjerë si kundërshtar që është tifozeri e ndjeshme dhe e zjarrtë, mendoj se është fat për çdo ekip të ketë përkrahjen e tifozave, sepse është motiv i shtuar për cilin do nga ne. Uroj në fund të festojmë bashkë dhe ti kalojmë këto momente, si historike”, përfundoi sulmuesi ri i Gjilanit.