Mustafa përsëri në krye të LDK-së

Mustafa përsëri në krye të LDK-së

Fatmir Sejdiu ka dalur i zhgënjyer nga Kuvendi Zgjedhor i LDK-së, nga ku është eliminuar si kandidat për kryetar të kësaj partie. Sejdiu tha se në LDK njerëzit nuk mund të shprehen lirshëm.

“Njerëzit nuk mund të shprehen lirshëm. Duhet të kenë përgjegjësi për fjalën e lirë”, tha Sejdiu.

Sejdiu, të cilit iu pamundësua garimi, pretendon se i është refuzuar kërkesa e tij pa pasur mundësi as të ketë kontakt me anëtarët e kryesisë së partisë.

“Unë them se LDK ka qenë dhe mbetet shtëpia ime, por të organizohet një mënyrë kaq perfide dhe të refuzohet kërkesa ime… Kam tentuar ditët e fundit që të kem kontakt me kryesinë e partitë, kam pasur një bisedë që nuk kam marrë përgjigjje. Asnjë anëtar i partisë nuk është shprehur i gatshëm të më përgjigjet”, ka thënë Sejdiu.

Isa Mustafa është rizgjedhur kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Kuvendin e nëntë zgjedhor, pa kundërkandidatë. Ky do të jetë mandati i tretë për Isa Mustafën në krye të LDK-së. /21Media