A po "kurorëzohen" LDK e VV

A po “kurorëzohen” LDK e VV

Ish-deputeti i pavarur, Korab Sejdiu pas nominimit të Vjosa Osmanit si kandidate për kryeministre nga LDK-ja la të kuptohet se Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosje do të lidhin një koalicion parazgjedhor.

“Paramendo çka mund të arrijmë për Kosovën me duon VO-AK !!!”, ka shkruar ai në llogarinë e tij “Facebook” duke e publikuar një fotografi ku shihet Kurti së bashku me Osmanin.

Sejdiu ka shtuar se loja e koalicionit PAN ka marrë fund dhe se zgjedhjet janë zgjidhje.

“LDK dhe VV bashkë. LDK -VV -Fitore”, ka shkruar tutje duke bërë #hashtag.

Për momentin, LDK dhe VV janë në një takim.

Ndërkohë, më parë është përfolur se Korab Sejdiu do t’i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje./21Media