Tek skuadra e Llapit situata nuk është aspak e mirë

Tek skuadra e Llapit situata nuk është aspak e mirë

Shumë pikë larg titullit kampion, i eliminuar nga Kupa e Kosovës, skuadra llapjane shihet gjithmonë e më larg objektivave të sezonit.

Sikur të mos mjaftonin këto, tek skuadra tani kanë dalur në shesh edhe akuzat mes njëri-tjetrit.

Nënkryetari i klubit, Amrush Batatina gjatë ditës së djeshme ka akuzuar disa prej lojtarëve të klubit llapjan për rezultat e dobëta.

Jo veç lojtarët nga jashtë, por duke filluar nga Plaku (Sebino), Zhdrella (Mentor), Maliqi (Behar), Ademi, Labinoti (Osmani). Të gjithë kanë qenë tepricë për Llapin dhe duhet shumë shpejtë që t’ju jepet shanca te rinjve. Ata aty janë veç për lekë e jo veç për lekë, e jo për KF Llapin”, ka shkruar Batatina.

Ndërkohë në anën tjetër, trajneri dhe analisti i mirënjohur i futbollit kosovar, Gani Sejdiu në një prononcim për KP ka thënë se klubet duhet të jenë më të përmbajtura dhe duhet të dinë se jo gjithmonë përforcime e bëra sjellin suksesin e planifikuar.

Klubet duhet ta dinë se jo gjithherë përforcimet e bëra mund të sjellin suksesin e planifikuar edhe pse ato përforcime e dhënë maksimumin për atë klub. Janë shumë faktorë që ndikojnë pa dashur të hyje thellë në këtë problematik”, ka thënë fillimisht Sejdiu.

Ndërsa sa i përket lojtarëve të akuzuar nga nënkryetari i klubit, Sejdiu u shpreh se beson ende në cilësinë e tyre edhe për kundër moshës të cilën kanë.

Unë e respektoj shumë klubin e Llapit dhe familjen Batatina për atë që kanë bërë për klubin deri më tani por njëkohësisht kam respekt të jashtëzakonshëm për lojtarët si Maliqi, Zhdrella dhe Osmani të cilët i kam pasur lojtar dhe e njoh karakterin dhe profesionalizmin e tyre, përveç cilësisë për të cilën ende kam besim të madh tek ta përkundër moshës. Unë mundë të them se të dy palët duhet të jenë të përmbajtur dhe profesionale sepse e di se nuk është lehtë të bësh investime dhe të mos arrish objektivin, por llapi duhet të krenohet me të arriturat e klubit por edhe me prezencën e shumë yjeve që kanë definuar nëpër klubin e tyre”, përfundoi Sejdiu.