Pritet shpërndarja e Kuvendit

Pritet shpërndarja e Kuvendit

Seanca e jashtëzakonshme sot është paraparë të fillojnë nga ora 10:00. Deputetët e Kuvendit nga të gjitha subjektet politike po hyjnë në sallën ku është paraparë të mbahet seanca.

Në këtë seancë do të shqyrtohen dy pika të rendit të ditës ajo e shqyrtimit të Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2018 dhe shpërndarja e legjislaturës aktuale.

Deputeti nga Partia Socialdemokrate (PSD), Dardan Sejdiu në një prononcim për RTV21 para hyrjes në sallë, tha se po planifikojnë edhe koalicione me parti të tjera, përveç koalicionit me AAK-në.

Ai konfirmoi për RTV21 se janë në bisedime me Nismën dhe AKR-në.

Ndërkaq i pyetur se a i përjashtojnë PDK-në dhe VV-në ai u shpreh se këto dy parti e kanë përjashtuar vetën.

“PSD do të votojnë për dy pikat e rendit të ditës”, u shpreh Sejdiu për seancën e Kuvendit./21Media