Sekerinska: Është punuar shumë për negociatat

Sekerinska: Është punuar shumë për negociatat

Është koha që Këshilli i Evropës të ndjekë rekomandimin e qartë të Komisionit Evropian dhe të caktojë datë për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Union.

Kështu ka deklaruar sot ministrja e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Radmila Sekerinska në konferencën e organizuar nga Qendra Evropiane për Studime të Sigurisë “Xhorxh Marshall”.

Sekerinska theksoi se është punuar shumë që të krijohen argumente për fillim të negociatave, duke potencuar se Maqedonia e Veriut, është shteti i vetëm në Ballkan i cili nuk ka çështje të hapura me shtetet fqinje.

Gjithashtu ministrja deklaroi se vendi është i përkushtuar edhe në reformat vendore më të cilën për vetëm 24 muaj demokracia u konsolidua, u përforcua sundimi i së drejtës dhe shkuam përpara drejt proceseve vendimtare të transformimit në të gjitha sferat./21Media