Stoltenberg: Marrëveshje historike, tani duhet ta finalizoni

Stoltenberg: Marrëveshje historike, tani duhet ta finalizoni

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg e ka përshëndetur marrëveshjen Maqedoni- Greqi lidhur me çështjen e emrit duke e cilësuar si historike.

“Marrëveshje historike, tani i thërras vendet që ta finalizojnë marrëveshjen e arritur nga të dy liderët. Kjo do të shpie Shkupin drejt NATO-s, si dhe kjo marrëveshje do të ndihmojë në konsolidimin e paqes dhe stabilitetit në tërë Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Stoltenberg, shkruan Tv21.tv

Ndryshe kryeministri, Zoran Zaev dje në një konferencë për media konfirmoi se kanë arritur një marrëveshje me Greqinë për çështjen e emrit dhe se vendi që udhëheqë tani e tutje do të quhet, Republika e Maqedonisë Veriore./21Media

Zaev konfirmon: Maqedonia e Veriut, emri i ri