5 sekrete të arta

5 sekrete të arta

Në kohën e gjysheve tona, natyrisht se kanë munguar shumë përbërës të pastrimit, të cilat ne sot mund t’i gjejmë në treg. Megjithatë, pavarësisht mungesës së shumë mjeteve për pastrim, shtëpitë e gjysheve tona kanë shkëlqyer nga pastërtia.

Pastrojeni shtëpinë tuaj me këto këshilla!

Puno me plan

Gjyshja pastronte tollovitë çdo ditë në vend se të priste për një pastrim të madh dhe të përgjithshëm. Krijoni rutinë ditore të pastrimit dhe shtëpia juaj do të duket gjithmonë e pastër.

Peshqir nga pambuku

Në vend se të përdorni letër higjienike, investoni në peshqirë pambuku që mund t`i përdorni për pastrimin e gotave, stufës apo t`i leni enët të thahen mbi to. Janë një gjë tejet efikase!

Mjete pastrimi të bëra vetë

Gjyshja juaj nuk ka pasur detergjentë për pastrim të dritareve dhe pasqyrave, andaj edhe ka bërë një përzierje të tillë për të plotësuar nevojat.

1 gotë e gjysmë ujë

1 lugë e gjysmë uthull të bardhë

1 lugë e gjysmë alkool

3 pika vaj esencial nga menta

Ripërtrini çarçafët e njollosur

Gjyshja nuk i ka hedhur çarçafët e njollosur, por i ka njomur me çaj. Shtoni 5 qese të çajit në një kovë me ujë, lëreni 10 minuta dhe më pas hiqni qeset e çajit, vendosni çarçafët dhe lini të rrinë aty derisa të marrin nuancën e dëshiruar.

Freskoni ajrin në mënyrë natyrore

Përdorni ekstrakt 100% vanilje pasiqë i jep ajrit një aromë natyrore në vend të asaj kemikale. Mund të zhytni topa pambuku në vanilje dhe t’i lini diku në dhomë që të aromatizojnë dhomën, për pastrimin e mikrovalës, lëreni një gotë me dy lugë vanilje të nxehet për 30 sekonda pastaj lereni brenda mikrovalës për disa orë.