Personi më i ndjekur në Instagram gjithashtu thotë se nuk preferon t'i lajë flokët çdo ditë

Personi më i ndjekur në Instagram gjithashtu thotë se nuk preferon t’i lajë flokët çdo ditë

Flokët e Selena Gomez duken përherë të përkryer, plot shkëlqim dhe volum, dhe ne të gjithë jemi kuriozë se cili është sekreti pas kësaj dukjeje glamuroze.

Së fundmi Selena vetë e ka bërë publik sekretin e flokëve të saj. Gjatë një interviste këngëtarja ka pranuar se gjëja më e mirë që në vajzë mund të bëjë për flokët e saj është t’i lajë ata me shampon të thatë.

Personi më i ndjekur në Instagram gjithashtu thotë se nuk preferon t’i lajë flokët çdo ditë, e aq më pak dy herë brenda ditës siç bëjnë disa mikesha të saj të cilat Selena nuk i ka përmendur me emra. Ajo tha se dy ditët e para pas larjes i lë flokët lëshuar kurse në ditën e tretë i kap ato lart. Ajo tenton ta evitojë sa më tepër hekurin e flokëve, figaron dhe tharësen.