Kështu do të duket Eni në klipin e ri

Kështu do të duket Eni në klipin e ri

Këngëtarja e njohur shqiptare, Eni Koçi ka paralajmëruar fansat se shumë shpejt do të vijë me një projekt të ri muzikor.

Eni ka bërë të ditur se kënga e re e saj mbanë titullin “Sekreti”, shkruan rtv21.tv

Përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, këngëtarja ka zbuluar se si do të duket në videoklipin e këngës “Sekreti”.

Ndryshe, “Bella” është projekti i fundit muzikor që Eni Koçi solli në bashkëpunim me Lindonin. Kënga është pritur mjaft mirë nga publiku dhe deri tani numëron mbi 900 mijë klikime./21Media