Uji i orizit shërben edhe në kozmetikë

Uji i orizit shërben edhe në kozmetikë

E keni vërejtur se japonezet duken dukshëm më të reja edhe kur arrijnë moshën 40-50 vjeçare.

Orizi është ndër përbërësit kryesor të dietës japoneze. Ky produkt përdoret shumë jo vetëm për të gatuar, por poashtu edhe në kozmetikë, sidomos për flokët dhe kujdesin ndaj lëkurës. Uji i orizit zvogëlon inflamacionin, ka efekt shërues dhe po ashtu lufton shenjat e lëkurës që vinë së bashku me plakjen.

Si të përgatisni lëngun e orizit?

Mbushni me oriz një gotë të ujit dhe lëreni atë të qëndrojë për 10-15 minuta. Zieni orizin për 10 minuta dhe pastaj thani atë. Preferohet që lëngun ta lini në një vend të ngrohtë për një ditë, në mënyrë që të fillojë të fermentohet. Zieni ujin 24 orë pas kësaj dhe pastaj mbani produktin në frigorifer. Pastroni fytyrën me ujin e orizit në mëngjes dhe në mbrëmje.