Individët që parashtrojnë më shumë pyetje vlerësohen si më të pëlqyeshëm

Individët që parashtrojnë më shumë pyetje vlerësohen si më të pëlqyeshëm

Në fëmijëri vazhdimisht ballafaqohemi me mundësi për të krijuar miq të rinj, mirëpo me kalimin e kohës shumë nga marrëdhëniet tona stabilizohen, ndërsa koha që kalojmë për tu shoqëruar me të tjerët shpenzohet duke i mbajtur kontaktet me miqtë tanë ose duke takuar partnerë potencial.

Krijimi i një miqësie të re pas kolegjit del të jetë paksa më sfiduese, por siç theksohet në “Psychology Today”, shkencëtarët e Harvardit sugjerojnë një teknikë të caktuar të bisedës e cila mund t’i përmirësoj shanset tuaja për të bërë miq të rinj.

Mirëpo, autorja e studimit, Karen Huang dhe kolegët e saj, zbulojnë se duke bërë pyetje dhe duke vazhduar me pyetjet pasuese, ne vërtetojmë pikëpamjen e tjetrit dhe shprehim interesim ndaj tij. Hulumtimi tregon se kur u provua me pjesëmarrës të tjerë të studimit, individët që parashtruan më shumë pyetje u vlerësuan si më të pëlqyeshëm./21Media