Nisma e qeverisë që s'po gjen zbatim

Nisma e qeverisë që s’po gjen zbatim

Pas prodhuesve edhe sektori i turizmit në Shqipëri nuk është gati për të zbatuar projektin për ftuarat online. Shoqata e Hotelerisë ka argumentuar se duhet ende kohë për të bërë gati infrastrukturën, ndërsa thekson se ky poçes duhet të shtrihet në kohë për disa vite.

Shoqata e hotelerisë ka ngritur si shqetësim edhe mangësitë në ligj të cilat i kanë dëmtuar në kuadër të aksionit anti-informalitet. Sipas, Zak Topuzit, këtë e vërtetojnë vendimet e gjykatave që kanë rrëzuar Tatimet.

Sektori i hotelerisë nuk është i gatshëm për të zbatuar nismën e qeverisë për faturat online.

Kryetari për hotelerinë në shoqatën e Turizmit, Zak Topuzi, thekson se rreth 90% e subjekteve në këtë sektor nuk janë të aftë të zbatojnë këtë nismë.

Ndërsa argumenton se problem mbetet infrastruktura, duke kërkuar që ky proces të përshkallëzohet përgjatë disa viteve.

“Mendojmë se mund të bëhet Tirana si model pilot dhe pastaj të përshkallëzohet nëpër rrethe. Mendoj se kjo procedurë të ketë mundësi të zgjatet 3-4 vjet. Nuk bëhet fjalë për hotelet e mëdha që e kanë pothuajse të përgatitur sistemin e menaxhimit dhe kanë personel të përgatitur, bëhet fjalë për gati 90% të strukturave hoteliere që nuk e suportojnë në një kohë kaq të shpejtë këtë program”, ka thënë ai.

Në lidhje me aksionin anti-informalitet, Topuzi ngre si shqetësim mangësitë në ligj që shpesh herë kanë shkaktuar penalizim të padrejtë të subjekteve.

Sipas kreut të hotelerisë, në hotele dhe restorante nuk mund të priten fatura në rastet ku klientët janë me paketë dhe shërbimin e kanë blerë në total paraprakisht.

Gjatë gjithë verës aksioni anti-informalitet është fokusuar në sektorin e hoteleve dhe bar-restoranteve ku pasuar edhe bllokim të subjekteve për shkak të mos lëshimit të kuponit tatimor.