Sekuestrohen 103 kg kanabis në Tepelenë

Arrestohen 6 persona

Gjashtë persona janë arrestuar nga një aksioni antikanabis të Policisë së Gjirokastrës, ku u sekuestruan 103 kg kanabis.

Sipas Policisë, droga u kap në fshatin Vasjar të Tepelenës, ndërsa u arrestuan 6 autorët dhe njëri u shpall në kërkim. Të arrestuarit janë: R. J., 45 vjeç, banues në Vlorë; M. Z., 26 vjeç, banues në fshatin Amanikaj, Memaliaj; L. K., 55 vjeç, banues në Mallakastër; S. D., 30 vjeç, banues në Vlorë; M. B., 20 vjeç, banues në fshatin Vasjar, Memaliaj dhe E. S., 30 vjeç, banues në Memaliaj.

Këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin në vendin e quajtur Mogila, në një banesë të pabanuar po përpunonin dhe paketonin 103 kg lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, me qëllim transportimin  në drejtim të qytetit të Vlorës“, njofton Policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, një armë zjarri pistoletë TT, 3 automjete, 11 telefona celularë, një peshore mekanike, një sasi parash dhe numra të ndryshëm telefonash./21Media

Back to top button