Arrestohet një person, një tjetër në kërkim

Arrestohet një person, një tjetër në kërkim

Policia e Krujës ka sekustruar 21 kilogramë kanabis, sasi për të cilën ka rënë në pranga një person dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë.

Si rezultat i kontrolleve në disa banesa u arrestua shtetasi F.K., pasi në banesën e tij policia gjeti dhe sekuestroi 7.3 kilogramë kanabis.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi K.B.

“U bë shpallja në kërkim e shtetasit K.B, pasi në banesë ju gjet rreth 12.4 kilogramë, si dhe u procedua penalisht për shkak të moshës shtetasi I.B, pasi në banesë ju gjet rreth 1.3 kilogramë kanabis”, i informon policia.

Ndërkohë policia është duke vijuar punën për kapjen e personit të shpallur në kërkim./oranews