Dy në pranga, në kërkim dy të tjerë

Dy në pranga, në kërkim dy të tjerë

Sekuestrohen 57 kg kanabis në Fier. Operacioni i koduar “Cakrani” ka çuar në arrestimin e dy personave, ndërsa janë shpallur në kërkim dy të tjerë.

Policia ka sekuestruar dhe një armë zjarri dhe municion luftarak.

U arrestuan

N. D., 61 vjeç, banues në Cakran.

J. D., 47 vjeç, banues në Cakran.

U shpallën në kërkim

M. D., 38 vjeç

D.D., 24 vjeç.

“Nga kontrolli i ushtruar në banesat e tyre në fshatin Cakran, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 57 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis, një armë zjarri dhe municion luftarak” njoftoi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”./oranews