Sekuestrohen armë në Fushë Kosovë, arrestohet një 31 vjeçar

Policia e Kosovës në Prishtinë  sot nga hetuesit e stacionit policor të Fushë Kosovës, kanë arrestuar një person të cilit gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i kanë gjetur dhe sekuestruar, një pushkë automatike AK47, një elektroshok, një karikator, 69 fishekë dhe një thikë.

Ndaj prsonit të dyshuar, B.H. mashkul 31 vjeç, në konsultim me prokurorin e shtetit është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërkohë që i është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve./21Media

Back to top button