Nuk ka të arrestuar

Nuk ka të arrestuar

Njësiti për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, në bashkëpunim me inspektoratin farmaceutik dhe zyrtarët e doganës, ka realizuar urdhër kontroll në nëntë barnatore në rajonin e Prizrenit, mbi bazën e dyshimit të arsyeshëm për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”.

Sipas policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 09:30.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar rreth njëqind e tridhjetë njësi barna pa banderola.

Nuk raportohet për të arrestuar.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./21Media