Të dyshuarit janë liruar me procedurë të rregullt

Të dyshuarit janë liruar me procedurë të rregullt

Gjatë aktiviteteve operative të ditës së sotme në Rajonin e Prizrenit, Policia e Kosovës ka sekuestruar dy armë zjarri, një kallashnikov dhe një pistoletë.

Rreth orës 03:45 një patrullë policore e cila po patrullonte nëpër rrugët e fshatit Atmaxhë e kanë ndaluar një automjet  dhe gjatë kontrollit në dollapin e derës së automjetit është gjetur një pistoletë e llojit “EKOL Aras Magnum” 9mm. Me numër serik 1630446 i cili është sekuestruar nga krim teknikët e policisë.

Ndërkaq, rreth orës 07:30 minuta, hetues policorë nga Suhareka e kanë bastisur një shtëpi në fshatin Javor në kërkim të armëve ilegale me ç’ rast është sekuestruar një kallashnikov me numër serik3117702.

“Për të dyja rastet është informuar prokurori i shtetit i cili ka sugjeruar që shkresat e lëndëve dhe provat materiale t’i kalojnë prokurorisë ndërsa të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt”, shkruhet në komunikatën e Policisë./21Media