Kapet një tjetër sasi e madhe kokaine në portin e Pireut

Kapet një tjetër sasi e madhe kokaine në portin e Pireut

700 kg kokainë u gjetën nga autoritetet greke në kontejnerë bananeje në portin e Pireut.

Mediat greke flasin për më shumë se 700 kg kokainë të sekuestruar në një ngarkesë me banane. Sasia e drogës ishte fshehur poshtë bananeve në kontejner.

Hetimet janë zgjeruar në Selanik dhe qytete të tjera. Sipas informacioneve, katër persona janë arrestuar deri më tani, transmeton rtv21.tv.

Operacioni i madh po vazhdon në portin e Pireut, pasi agjensitë e zbatimit të ligjit kërkojnë të përcaktojnë se kush janë marrësit e ngarkesave dhe nëse kartelet e Amerikës Latine kanë synuar Greqinë.

Kujtojmë se në fillim të gushtit, autoritetet greke kapën një ngarkesë prej 52 kg kokainë që vinte në Portin e Selanikut po ashtu përmes kontejnerit./21Media