Arrestohet për veprën penale prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve

Arrestohet për veprën penale prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve

Policia e Shqipërisë në kuadër të operacionit të koduar “Kurtjes” ka konfiskuar 7.6 kilogramë lëndë eksplozive, kapsolla detonatore dhe fitil zjarr përcjellës në Memaliaj, me ç’rast është arrestuar në flagrancë poseduesi i tyre.

Në bazë të informacioneve policore të marra në rrugë operative nga shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, se një shtetas në fshatin Kurtjes dispononte lëndë eksplozive, kanë organizuar punën dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tepelenë kanë zhvilluar operacionin Kurtjes.

Si rezultat i operacionit është arrestuar shtetasi A.B. (57), banues në fshatin Kurtjes, Memaliaj pasi gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar 1 kallëp tritol 200 gramë, 600 gramë C4, 6.8 kg lëndë plasëse dinamit, 12.7 metër fitil zjarr përcjellës, 45 kapsolla detonatorë dhe një thikë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit.

Policia shqiptare nuk ka dhënë detaje tjera lidhur me rastin.