Në mesin e të arrestuarve edhe shqiptarë

Në mesin e të arrestuarve edhe shqiptarë

Rreth 157 kilogramë kokainë, hashash dhe marijuanë janë sekuestruar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Itali.

Mediat italiane shkruajnë se janë arrestuar 32 persona kryesisht me origjinë shqiptare.

Droga dyshohet se vinte nga Shqipëria, Spanja dhe Holanda dhe me daljen në treg do të siguronin rreth 6 milionë euro.

Operacioni i “Guardia di Finanzs” nën drejtimin e Prokurorit Publik të Bergamos vepruan për arrestimin e personave në Brescia, Bergamo, Monza, Reggio Emilia dhe Bolzano./oranews