Institucionet e kundërshtojnë

Institucionet e kundërshtojnë

Besir Abdi shëtitet në malin e tij, në të cilin ditë më parë policia pyjore ia sekuestroi kamionin e mbushur me dru. Kamioni i tij, me ditë të tëra po qëndron në stacionin policor vrojtues të Bllacës.

Abdi thotë se ka leje për prerjen e drunjve dhe pohon se në momentin kur kamioni i është sekuestruar, ka qenë në pritje të lejes për transport.

Kanë ardhur këtu e kanë marrë kamionin në ora tre të natës. Na janë paraqitur neve që të vijmë këtu. Kur kam ardhur unë këtu me dokumentacion se kam leje për prerjen e drunjve dhe ngarkim, kur kam ardhur këtu më kanë thënë se të gjitha dokumentacionet i kam në rregull, policia e malit, më ka liruar. Policia kufitare më ka thënë se duhet të shkoj deri tek stacioni vrojtues kufitar në fshatin Bllacë. Më kanë thënë se të gjithë në rregull i kam, por duhet ta japësh një deklaratë që je në rregull”, tha Abdi.

Abdi shton se dokumentin për prerje dhe ngarkim e ka marrë nga drejtori i Pyjeve Nacionale në rajonin e Shkupit, Gjergj Albani.

Dokumentin e kam marrë nga drejtori, Gjergji, Gjergj Albani, lejen ma ka dhënë sepse mali është i imi. Me dokumente mali është i imi dhe kam ardhur të pres drunjtë e mi”, shtoi ai.

Tv21 kontakoi Gjergj Albanin. Ai pohon se Abdi ka pasur leje për prerje por jo edhe për ngarkim të të njëjtave në kamion.

Leje për prerjen e drunjve tek mali i vet ka pasur. Lejen ia kemi lëshuar ne. Por nuk ka pasur leje për t’i ngarkuar në kamion. Drunjtë në kamion nuk mund të ngarkohen, sipas rregulloreve që i kemi ne, pa i rënë çekan në tokë dhe pastaj ngarkohen dhe jepet fletëpërcjellësja për vendin e caktuar ku duhet të dërgohen. Në këtë rast, kamioni është sekuestruar natën do të thotë dyshohet se ka pasur qëllime tjera, qëllime për tu vjedh drunjtë”, tha Albani.

E sipas informacioneve tona, para sekuestrimit Abdi është marrë në pyetje nga policia kufitare, pastaj ajo pyjore. Burime të TV21, thonë se kamioni është sekuestruar pas inspektimit dhe pas vërtetimit se pronarit i mungon leja për transport. Sipas informacioneve nga policia pyjore, Abdi veprën e njëjtë, apo thënë ndryshe shkeljen e njëjtë po e përsërit tashmë disa herë./TV21