"Kërkojmë që të 'festohet me zemër e jo me armë'”,

“Kërkojmë që të ‘festohet me zemër e jo me armë’”,

Policia e Kosovës ka arritur të sekuestrojë një armë të zjarrit në Prizren e cila është përdorur nga i dyshuari gjatë një ahengu familjar me 14 korrik 2019, duke kryer veprën penale ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

Arma e sekuestruar nga Policia është pistoletë Stoeger Cougar 8000F, një karikator dhe 42 fishekë të kalibër 9 mm.

“Arma e sekuestruar nga Policia është pistoletë Stoeger Cougar 8000F, një karikator dhe 42 fishekë të kalibër 9 mm’, ku i dyshuari ka poseduar lejen përkatëse për armë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësia e Krimteknikës, të cilët e kanë sekuestruar armën e dyshimtë. Në lidhje me këtë rast është informuar prokurori i Shtetit dhe rasti shkon në procedurë të rregullt hetimore. Përdorimi i armëve të zjarrit në ahengje familjare përveç shkaktimit të rrezikshëm përbën edhe vepër penale me pasoja, andaj kërkojmë që të “festohet me zemër e jo me armë”, me qëllim që gëzimi të mos shndërrohet në hidhërim”, thuhet në komunikatën e Policisë./21Media