Kryetari i Aleancës për shqiptarët Ziadin Sela akuzoi BDI-së, partinë me të cilën është në koalicion qeveritar

Kryetari i Aleancës për shqiptarët Ziadin Sela akuzoi BDI-së, partinë me të cilën është në koalicion qeveritar

Ai tha se kjo parti po mundohet të bënë marrëveshje, siç tha me djallin, vetëm për ta mundur atë në Strugë gjatë zgjedhjeve lokale. Kur tashmë kalkulimet politike kanë nisur, Sela fajësoi Ali Ahmetin se ai po i ikë takimit për të biseduar rreth një marrëveshje për korrektësi dhe neutralitet brenda shumicës parlamentare.

“Ka pasur biseda edhe në këtë drejtim që të ulemi dhe të bisedojmë për zgjedhjet lokale, por Ali Ahmeti çdoherë u ka ikur këtyre takimeve. Kur Sela menjëherë pas zgjedhjeve dhe para zgjedhjeve parlamentare bënë deklaratë publike se ne nuk do të nxjerrim kandidat për Kërçovën në mënyrë që shqiptarët mos e humbin Kërçovën Ali AHmeti me BDI po bëjnë çmos që përmes maqedonasve ta fitojnë Zidain Selën në Strugë. Dhe unë do të dua t’i shohë se si do e fitojnë Selën në Strugë. Dhe një ndër motivet që unë kthehem në Strugë është edhe kjo. Sepse po përgatiten lloj lloj kombinatorikash të ulëta. Marrëveshje edhe me dreqin në mënyrë që të fitojnë.”

Sela nuk u ndal me kaq. Për të vazhduar me akuza drejt partnerit të tij qeveritar, BDI-së, ai akuzoi edhe zëvendëskryeministrin Bujar Osmani. Në pyetjen se a do të jep dorëheqje Arben Taravari nga posti i ministrit, për të kandiduar si kryetar komune, Sela u përgjigj:

“Bujar Osmani ka kërkuar pushimin vjetor, ndërkohë pushimi në ministrat dhe deputetët e kanë me marrëveshje kolektive. Nuk mund të marrë ai pushim vjetor, është manipulim klasik që mundohet të bëjë me opinionin. Tendencat për të dhënë dorëheqje këta zotëri i kanë manipulim klasik që duan t’ua bëjnë opinionit shqiptarë. Unë nuk do të lejoj që Arben Taravari të bie pre e këtyre manipulimeve.”

Pas gjitha këtyre kritikave, Sela tha Aleanca për shqiptarët qëndron pjesë e këtij koalicioni qeveritar pasi, siç tha, ka çështje më të rëndësishme se kandidaturat, si ligji për gjuhët, proceset e montuara politike dhe anëtarësimi i vendit në BE dhe NATO.

Sela kërkoi që brenda koalicionit të ketë korrektësi dhe neutralitetit, ndryshe siç tha nuk përjashton mundësinë që edhe partia e tij të kalkulojë me partitë tjera politike./21Media