Seldi dhe Sabiani me këngë të re

Seldi dhe Sabiani me këngë të re

Këngëtari i njohur, Seldi Qalliu sapo ka publikuar projektin e tij të ri, të cilin e solli në bashkëpunim me Sabianin.

“Pa ty” titullohet kënga e tyre të cilën e sollën të shoqëruar edhe me videoklip, shkruan rtv21.tv

Për tekstin e këngës u kujdes Seldi Qalliu dhe Petro Xhori, muzikën e bëri Petro Xhori, ndërsa mix/masterin Xhuloi Milloshi. 

“Ska dashni” titullohet bashkëpunimi i fundit i Seldit të cilin e solli në muajin janar. Deri tani në YouTube kjo këngë numëron mbi dy milionë klikime./21Media