Ditë e veçantë për artistin

Ditë e veçantë për artistin

Këngëtari i mirënjohur shqiptar Seldi Qalliu sot feston datë të shënuar. Artisti sot ka ditëlindjen dhe mbushi 33 vjet, shkruan rtv21.tv

Me rastin e ditëlindjes, këngëtari natyrisht që ka marrë urime të shumta nga familjarë, miqë e kolegë të shumtë, ndërsa deri tani në rrjete sociale nuk ka publikuar ndonjë imazh nga urimet apo diçka nga festa.

Seldi Qalliu është lindur më 05 janar të vitit 1987 në Tiranë, Shqipëri. Ai njihet për një numër të madh të këngëve, disa prej të cilave janë: “Si ty nuk ka”, “Bjondina”, në bashkëpunim me Sinan Hoxhën, “Çika e zemres sime”, “Me duaj si une te dua ty”, ” Vullkan”, në duet me Sinan Hoxhën, ” Thyhen gotat”, etj.

Ndërsa, projekti i fundit muzikor i artistit është “Pa ty”, në bashkëpunim me Sabianin. Projekti është publikuar më 21 nëntor 2019 dhe deri tani në Youtube ka mbi 700 mijë klikime./21Media