Selena Gomez dhe The Weeknd e kanë bërë dashurinë e tyre "zyrtare në Instagram"

Selena Gomez dhe The Weeknd e kanë bërë dashurinë e tyre “zyrtare në Instagram”

Yjet e pop-it, të cilët kanë qenë të lidhur që nga janari, dolën në publik me romancën e tyre të shtunën pasi Weeknd publikoi një foto në llogarinë e tij në Instagram, ku shihet Selena duke e puthur atë plotë pasion.

Imazhi  ka zgjuar mbështetjen e fansave, të cilët lanë mesazhe të ëmbla  për muzikantët në fotografinë e publikuar.

The Weeknd, emri i vërtetë i cë cilit është Abel Tesfaye, dhe Selena u vunë re se janë në lidhje në festën e një miku  të premten, duke  treguar publikisht dashurinë që kanë për njëri-tjetrin.